Ahmeti i bindur se fjalimi i Kurtit nuk ka të bëjë asgjë me të

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shprehur bindjen se fjalimi i deputetit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës nuk ka të bëjë asgjë me të.

“Së pari i pash lajmet me titujt ‘Albin Kurti godet Shpend Ahmetin’. U çudita. Hyra e lexova me kujdes fjalimin dhe nuk konsideroj se ka qenë sulm ndaj meje, aspak nuk ka pasur të bëjë me mua”, ka thënë Ahmeti, në “Interaktiv” të KTV-së.

Madje, sipas Ahmetit, “fjalimi i Kurtit ka qenë i përgatitur shumë më herët”.

“Më 2 mars është diskutuar edhe në parti. Pra ka qenë i përgatitur para se të ndodhë jahti”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shprehur bindjen se dikush po synon të bëjë ngjallë përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje, sidomos në prag të zgjedhjeve lokale.

Madje, Ahmeti ka thënë se nuk është as hetues as prokuror, por e ka ripërsëritur se ka dyshime dhe rreth atyre dyshimeve duhet të hetohet çdo kompani.

përfshirë edhe privatizimin e fabrikës së Amortizatorëve nga ana e Devollëve”, ka thënë Ahmeti.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme