Ahmeti ka disa propozime për të përmirësuar cilësinë e ajrit

Ndotja e ajrit në Prishtinë tani është bërë një problem serioz dhe madje qytetarët po ngritin zërin e tyre që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se si Komunë kanë disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen në të cilën jemi.

Ka thënë se pasi të marrë të dhënat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet për të mos pasur qarkullim të veturave në një orar të caktuar.

Gjithashtu i ka bërë ftesë qeverisë që të mbajnë një takim për të diskutuar të gjitha mundësitë për përmirësimin e ajrit.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Ditëve dhe javëve të fundit Prishtina po ballafaqohet me nivele të larta të ndotjes, posaçërisht në grimcat 2.5 mm të cilat po publikohen nga matësi i vendosur nga Ambasada Amerikane në Arbëri/Dragodan. Kjo është pika më e ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me Termocentralet në Obiliq.

Edhe në pikat tjera që i kemi vendosur si komunë vërehet një gjendje më e rëndë por në bashkëpunim më Ministrinë e Mjedisit po punojmë për verifikimin e saktë të informatave.

Burimet e ndotjes mund të ndahen në disa pika.

1. Termocentralet

2. Metodat alternative të ngrohjes (djegia e drunjve dhe qymyrit)

3. Trafiku

4. Kushtet atmosferike

5. Gjelbërimi i pamjaftueshëm dhe ndërtimet

Si Komunë janë disa politika që mund ti ndikojmë e disa të tjera që nuk mundemi (termocentralet nuk mund ti lëvizim).

Në aspektin afatmesëm kemi disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen

1. Zgjerimi i Ngrohjes qendrore – përveç fazës se tanishme ku me financimin e qeverise gjermane dhe Komisionit Evropian do të kyçen edhe mbi 5 mijë njësi banesore, në takim me qeverinë kemi kërkuar dyfishimin e kapaciteteve në KeK (kosto rreth 25 milion euro) që brenda 5-7 viteve do të zvogëlonte dukshëm ngrohjen alternative

2. Reforma e Transportit Publik

3. Ngritja e vazhdueshme e hapësirave gjelbëruese

Në takim me ministren Reshitaj kemi diskutuar edhe hapat afatshkurtër e ku ne si komunë pasi të marrim të dhënat zyrtare nga Ministria do të mund të mbyllnim rrugë të kryeqytetit për qarkullim (përveç transportit publik) në orare të caktuara. Edhe pse, për shkak të pozitës së Prishtinës, ndotja më e madhe është në mbrëmje kur nuk ka qarkullim të veturave.

Sa për informatë:

1. Informatat zyrtare mbi gjendjen e ajrit i jep Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit

2. Këshillat shëndetësore i jep Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Komuna do të vazhdojë të merr masa afatshkurte dhe afatmesme në përputhje me vlerësimet dhe analizat e të gjitha institucioneve përgjegjëse në Republikën e Kosovës. Javën tjetër mund të priten reduktime në trafik për shkak të gjendjes momentale. Kjo gjendje është e rëndë edhe për shkak te kushteve atmosferike që janë paralajmëruar për Kosovë, Maqedoni e Bullgari.

I bëj ftesë qeverisë që të mbledh të gjitha institucionet përgjegjëse përfshi komunat e prekura për të diskutuar masat e mundshme afatshkurte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme