Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në baza ditore flet me ish-kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.
Po ka pranuar se nuk ka folur pas fjalimit që Kurti bëri në Kuvend, e i cili u komentua si sulm i Kurtit ndaj Ahmetit.
“Nuk kam folur me të, sepse ai ka udhëtuar për në diasporë për takime”, ka thënë Kurti.
Ahmeti ka thënë se nuk i frikohet asnjë vendimi as qëndrimi të tij.
“Nuk kam absolutisht çfarë të fshehë”, ka thënë Ahmeti, duke insistuar se fjalimi i Kurtit nuk kishte të bënte asgjë me të.