Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ai ka thënë se “pa marrë parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë”.
“Tani vijnë punët e vështira, e monitorimi. Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryetari i Prishtinës kishte garuar në koalicion me AAK-në, por partia e tij nuk arriti të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës.