Të paktën 20 mijë shqiptare kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Ky është konkluzioni i Amnesty International i cili ka publikuar raportin për për vitin 2016-2017.
Organizata mbikëqyrëse, në raportin vjetor të titulluar “Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë”, thekson se në Kosovë, mbi 1,600 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur qysh nga lufta e fundit.
Ajo kujton se as në Serbi, as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016, ndërsa thekson se marrëveshjet për bashkëpunim midis dy palëve nuk janë zbatuar.
Amnesty International vlerëson se të drejtat e njeriut në gjithë botën janë në rrezik, për shkak të politikanëve që përdorin retorikë “toksike dhe çnjerëzore” kundër pakicave etnike apo fetare, me qëllim forcimin e pushtetit të tyre.