Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim lëndën “Target-Fortesa” në të cilën ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg për përgjim masiv në kundërshtim me ligjin. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ajdari tha se gjykatat në vendin tonë janë të kriminalizuara dhe se vendimi i fundit për Mijallkovin është dëshmia më e mirë për këtë.
Ajdari: Vendimi për Mijallkovin tregon kriminalizimin e gjykatave në RMV!
“Lum ai që e ndjenë vetën të fortë, ka vjedhur para të shtetit, të popullit dhe tani i shfrytëzon ato për shpëtimin e lëkurës së tij. Nuk e fajësoj Mijallkovin, por do të kisha thënë se gjykatat janë të kriminalizuara. Lirimi i Mijallkovit tregon gjendjen faktike në Maqedoni, se kush i përcakton ligjet. Mijallkovi është vetë gjyqtar, vetë prokuror, vetë i cakton kush të dënohet, sa të dënohet”, tha mes tjerash Ajdari.