Nga Daniel Serwer
Departamenti i Shtetit lëshoi dje këtë deklaratë të përbashkët të të dërguarit special presidencial Richard Grenell, ambasadorit Philip Kosnett dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer:
Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit të Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të sektorit të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, nën rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë.
Në këtë kohë pasigurie, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.
Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe vonesën për hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike.
Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë.
Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradës midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë.
Kjo është të paktën pjesërisht një përgjigje ndaj shkrimit ‘Një Marrëveshje e Keqe nga Shaun Byrnes e postuar këtu dy javë më parë, por është gjithashtu një përpjekje për të justifikuar politikën jo-miqësore së administratës Trump ndaj qeverisë kosovare të udhëhequr nga Albin Kurti.
Le ta marrim atë paragraf pas paragrafi:
1. Kjo frazë “janë në krah të popullit ..” është një përmbledhje, pasi përdoret për të bërë dallimin midis popullit dhe qeverisë së një vendi të huaj. Eshtë ajo që thonë amerikanët për kundërshtarët e tyre si Irani: ne jemi në krah të popullit iranian. Ambasada amerikane nxori një deklaratë të pazakontë duke mbështetur mbajtjen e votës së mosbesimit që rrëzoi qeverinë e kryeministrit Kurti në fillim të kësaj jave. Kjo ndodhi përballë kundërshtimit evropian ndaj votës së mosbesimit. Në fund të fundit është e qartë: në një moment kur qeveria e Kosovës po përballet me sfidën Covid-19, Administrata Trump vendosi gjithësesi të shtyjë që qeveria të binte.
2. Nxitja e heqjes së plotë të njëanshme të tarifave injoron një parim themelor të diplomacisë: reciprocitetin. Administrata Trump po i kërkon Kosovës që të përmbushë një kërkesë serbe pa asgjë në këmbim. Ajo që ka kërkuar Prishtina është pezullimi i fushatës së njohjes që Serbia ka zhvilluar në të gjithë botën. A është me të vërtetë e tepërt të kërkosh që një vend që dëshiron që Kosova tia blejë mallrat e veta të ndalojë përpjekjet për t’i detyruar vendet e tjera të kthejnë njohjen e tyre që i kanë bërë Kosovës? Sidoqoftë, Kurti hoqi disa tarifa në mënyrë të njëanshme dhe tregoi një gatishmëri për të shkuar më tej, pa shenjën më të vogël të reciprocitetit nga ana e Serbisë. Ku është presioni ndaj Serbisë për të treguar reciprocitet?
3. Nocioni që Grenell nuk ka parë kurrë një plan nuk është i besueshëm. Janë botuar disa plane, me origjinë të pasigurt. Presidentët Thaçi dhe Vuçiç i janë referuar diskutimeve të shkëmbimit të territorit. Edhe nëse SH.B.A. nuk ishte përfshirë në ato (gjë që nuk ka gjasa), inteligjenca amerikane do të ketë raportuar mbi to, duke përfshirë çdo hartë që është shkëmbyer. Grenell është ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Është e dukshme që Kosnett dhe Palmer nuk janë të lidhur me këtë mohim për mos parjen e një plani. Kjo sugjeron se ata e kanë një plan.
Ashtu si shumë deklarata qeveritare, edhe kjo na tregon më shumë me atë se çfarë nënkupton sesa nga ajo thuhet, por gjithësesi në të përfshihet dicka e rëndësishme: rreshti në fund që i referohet njohjes së ndërsjellë. Por vini re se edhe këtu ka një nënkuptim.
Nëse shkëmbimet territoriale / shkëmbimet e popullatës janë jashtë bisedimeve, duhet të ishte shkruar “njohje të ndërsjellë brenda kufijve të tyre aktual” ose “njohje të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial”.
https://www.peacefare.net/2020/03/27/what-they-dont-say-counts/
© SYRI.net