Ajo që bënë të rinjtë nga Beogradi për shqiptarët e kroatët ishte vërtet e papritur

Pasi tifozët e klubit të basketbollit “Cërvene Zvezda” të Beogradit fyen rëndë lojtarin e klubit të tyre Alen Omic, sot ka ardhur edhe përgjigja e qytetarëve të Beogradit të cilët u distancuan nga sjelljet fashiste të tifo-grupit të famshëm “Delije”.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes në kuadër të Euroligës në mes të klubit serb dhe Olympiakosit grek, grupi i tifozëve serbë vazhdimisht ofendoi basketbollistin slloven të lindur në Tuzla të Bosnjës, ndërsa në tribunë shpalosën parullën “Shqiptarët, kroatët, primitivët, nuk janë vëllezërit e mi”, raporton portali boshnjak, “Klix”.

Omiq, i cili para shkuarjes në klubin e Beogradit, kishte thënë se e do klubin dhe tifozët e tij dhe shpresonte se s’do të kishte probleme për shkak të nacionalitetit të tij, pas ndeshjes së të premtes tha se “nuk e kishte parë parullën dhe as e kishte vënë re se çfarë kishin thënë njerëzit”.

Ndaj dje, një grup prej 16 të rinjsh e të rejash i kanë dërguar një mesazh mbështetjeje Omiqit, por edhe të gjithë atyre që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin e Serbisë.

Ata, të mbledhur në “Sheshin e Republikës” në Beograd, nxorën parullën tjetër, në të cilën shkruanin:“Kroatët, boshnjakët, shqiptarët në këtë qytet nuk janë të huaj”/Tetovasot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme