Ajri i ndotur në Shkup, transporti publik falas

Qyteti i Shkupit prej sot vendos transport publik falas në të gjitha autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privatë për të gjithë qytetarët e territorit të Shkupit deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit.

Transporti, siç kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, do të jetë falas deri kur niveli i ndotjes së ajrit të zvogëlohet deri në nivelin e lejuar.

Qyteti i Shkupit së bashku me komunat do ta intensifikojë kontrollin e shesheve të ndërtimit dhe NP “Higjiena komunale” do të vazhdojë me pastrim intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardeve.

Këto masa dhe rekomandime të cilat i solli Trajanovski janë në pajtim me Ligjin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental dhe në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit dhe janë në pajtim me ingerencat që i ka si kryetar të qytetit të Shkupit.

Trajanovski apelon deri te të punësuarit në Qytetin e Shkupit që të shkojnë në punë me autobus dhe shtoi se automjetet zyrtare do t’i shfrytëzojnë vetëm inspektorati i qytetit.

“Nëse lejojnë kushtet e motit, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë t’i spërkatë rrugët e qytetit me materie kalcium magnezium acetat”, tha Trajanovski dhe shtoi se për këtë kanë numër të mjaftueshëm të automjeteve dhe mjeteve.

Sipas tij, në pajtim me ligjet ekzistuese nuk mund të vendoset masa çift-tek. Trajanovski apeloi deri te ministritë të ndryshohet Ligji, me çka do të mundësohet vendosje e kësaj mase në Qytetin e Shkupit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme