Akademia e Sigurisë, shtohen dhe 36 kuota në nivelin ‘Bachelor’! Ja datat deri kur mund të regjistrohen maturantët fitues

Akademia e Sigurisë ka shtuar dhe 36 kuota në nivelin ‘Bachelor’ për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e radhëve blu.


Lajmin e bën vetë të ditur Policia e Shtetit përmes një postimi në rrjete sociale, duke shkruar se në total do të jenë 136 fitues si studentë të Akademisë.

Deri më tani është bërë regjistrimi i 100 studentëve të parë.

Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e aplikantëve që mund të paraqiten më datë 12.09.2024 për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”, në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve.

Ndërkohë, lista e mëposhtme është vijim i listës së shpallur në fillimin e regjistrimeve të raundit të parë. Shpallja e saj bëhet për plotësimin e 36 kuotave, mbetur pa u plotësuar, pas përfundimit të konkurrimit në radhët e Policisë së Shtetit.

POSTIMI

Shtohen edhe 36 vende për studimet “bachelor” në Akademinë e Sigurisë

Do të jenë 136 fitues në total për të studiuar në Akademinë e Sigurisë, në nivelin “bachelor” dhe për t’u pranuar në Policinë e Shtetit.

Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e aplikantëve që mund të paraqiten më datë 12.09.2024 për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”, në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve, pasi është bërë regjistrimi i 100 aplikantëve të parë.

Lista është vijim i listës së shpallur në fillimin e regjistrimeve të raundit të parë. Shpallja e saj bëhet për plotësimin e 36 kuotave, mbetur pa u plotësuar, pas përfundimit të konkurimit në radhët e Policisë së Shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme