AKI brenda një periudhe të shkurtë u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë brenda një periudhe shumë të shkurtër është bërë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, përcjellë Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se, para dhjetë vjetëve ka filluar punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë.

Tutje në shkrimin e bërë në llogarinë e tij në “Facebook”, Thaçi ka pohuar se ndjehet krenar për punën që bën AKI.

Shihni shkrimin e plotë të Hashim Thaçit:

Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut! HTH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme