Media serbe: Pacolli kërcënoi Daçiqin me vrasje

Mediet serbe spekulojnë se ministri i punëve të jashtme i Kosovës Begjet Pacolli në takimin ministror në Bukuresht shefit të diplomacisë serbe i është kërcënuar haptas me vdekje homologut të tij serb Ivica Dacic, transmeton Metro.

Sipas tabloidit serb “Kurir”, Pacolli në gjuhën serbe i ka thënë Dacicit: “Nëse ndodh ndonjë atentat, dije se jemi ne shqiptarët”.

Në një deklaratë për tabloidin serb Dacic lidhur me këtë rast ka thënë se “politikanët shqiptarë janë me nerva, sepse po u shembet dheu nën këmbë”.

“Jam bërë i shurdhër ndaj kërcënimeve, por kjo është hera e parë që dikush nga politikanët shqiptarë të thotë kështu drejtpërdrejt. Kjo regon se sa janë me nerva, po u shembet dheu nën këmbë. Kanë menduar se e tëra ka përfunduar”, ka thënë Dacic.

Vetë Pacolli nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi të medias serbe

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme