AKR e shqetësuar me arrestimin e Haradinajt, kërkon nga Qeveria lirimin e menjëhershëm të tij

Aleanca Kosova e Re, me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për arrestimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

“Duke marrë parasysh që urdhër-arrestet e lëshuara ndaj qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Serbe, janë kryesisht të pabaza dhe të motivuara politikisht, Aleanca Kosova e Re kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë më e përgjegjshme dhe të ndërmerr hapa të menjëhershëm për lirimin e z.Haradinaj”, thuhet në reagimin e AKR-së.

AKR po ashtu i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të angazhohet konkretisht që rastet e tilla kur qytetarët e Kosovës arrestohen bazuar në fletë arrestet e Serbisë, të mos ndodhin më.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme