AKR thotë se po shtohet në Prizren e Drenas

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Partia e Behgjet Pacollit, përmes një njoftimi ka treguar se në kuadër të procesit të ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot janë mbajtur dy Kuvende Zgjedhore.

“Me një pjesëmarrje masive dhe interesim të dukshëm për anëtarësim në AKR, sot në Drenas është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë në këtë Komunë. Në prani të 180 delegatëve nga procesi i rregullt zgjedhor, unanimisht Kryetar i degës së AKR-së në Drenas është zgjedhur Elmi Thaçi, ndërsa nënkryetarë Xhevdet Kastrati dhe Hateme Hoti, si dhe Hysni Neziri sekretar”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i ri në Drenas tha se bashkë me AKR-në ai do t`ua kthejë pushtetin qytetarëve të kësaj komune.

Në emër të Presidentit të partisë, punimet e këtij Kuvendi i përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, ndërsa i pranishëm në Kuvend përveç mysafirëve të shumtë ishte edhe Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili tha se ai asnjëherë nuk i ka harruar drenicasit dhe se AKR-ja nuk do të lejojë më që Drenica të udhëhiqet nga të paditurit.

Edhe dega e Aleancës Kosova e Re në Prizren, ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas në këtë Komunë, ku morën pjesë qindra gra.

Në prani të 200 delegateve, nga procesi i rregullt zgjedhor, kryetare e Forumit të Gruas në Prizren, me shumicë votash është zgjedhur Violeta Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme