E shtune, 29 Tetor 2016 – Sakte.net
Për të gjitha ata që nesër duan të flene një orë më shumë, kjo është mundësia më e mirë. Të dielën e 30 tetorit akrepat e orës do të shtyhen një orë mbrapa.
Ky ndryshim do të ndodhë nësër, nga ora 3 akret do te shkojnë tek 2-shi.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.