Aksident hekurudhor në Malajzi, mbi 200 të lënduar

Mbi 200 persona mbetën të plagosur në Malajzi në një aksident hekurudhor, ku u përfshinë dy trena.

Sipas agjencisë së lajmeve Bernama, aksidenti ndodhi shumë pranë kryeqytetit Kuala Lumpur, rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Në aksident u përfshinë një tren që po kryente një udhëtim prove dhe një tjetër që ishte plot me pasagjerë.

Të dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi rreth 40 km në orë kur u përplasën brenda një tuneli në Kampung Baru.

Forca të shumta shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme