Aksident i rëndë, makina del nga rruga, raportoh për 4 të plagosur në Këlcyrë!

Një automjet me 4 persona ka dalë nga rruga në aksin rural të fshatit Kumarak në Këlcyrë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Këlcyrë/Informacion paraprak.

Në rrugën rurale të fshatit Kumarak, Këlcyrë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme