Vuçiç: Do të eksportojmë 30 mijë tonë dhe një sasi misri në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij të fundit është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë misër për vendin Shqipërinë.


Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se në Shqipëri do të dërgohen 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit.

“Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të kërkojmë të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, ka thënë Vuçiç.

Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Pyetja është se si ta sjellë atë grurë në Egjipt. Ne do të kërkojmë të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë. Ajo rritet, është e qëndrueshme për disa ditë, pastaj fillon të rritet përsëri – tha Vuçiç.

Qumështi pluhur është shumë i kërkuar sot, do të kërkojmë edhe vaj palme. E shohim që ka mungesë të madhe në botë, do të flasim me Indonezinë kudo që të dërgojnë sasitë e para në Evropë dhe Turqi, që ne të marrim pjesë për ne, që të kemi gjithçka që na nevojitet – tha Vuçiç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme