Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të njohur si Kafaraj.


 foto ilustruese

Bazuar në raportimet e burimeve, drejtuesi i automjetit tip “Mercedez Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe uniformat blu. Gjithashtu është e pranishme dhe një mjet zjarrfikëse.

Grupi hetimor po vijon punimet për të zbardhur rrethanat që shkaktuan aksidentin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme