Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi njëri prej tyre, me targa greke, dyshohet se ka tentuar të kryejë një parakalim të gabuar të një mjeti me targa italiane.
Si pasojë e manovrës së rrezikshme, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në mjet udhëtonin tre persona, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy ambulanca.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e aksidentit dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve.
The post Aksident i rëndë në Fier Shegan, dy mjete përplasen gjatë parakalimit të gabuar, tre të plagosur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



