Figura e qëndresës tek “5 Maji”, nënë Liza ka deklaruar se ajo nuk ia jep më besën Edi Ramës pasi ai i tërhoqi zvarrë dhe bastisi shtëpitë e tyre me 1000 policë.
Ajo deklaroi se duhet ta kishte dhënë tashmë dorëheqjen.
“Besë të pabesit nuk i jep kush. Rama nuk ka besë prej meje për 1000 vjet. Të ishte me besë do të kishte dhënë dorëheqjen sepse kemi 2 muaj në protestë. Deputetët u fshehën si minj kanalesh. Rama do dru se ndryshe nuk del, kur kam parë se na tërhoqën zvarrë më keq s’ka.
Pa e pirë një birrë dhe një darkë po ra Rama brenda nuk e lë.
Kjo protestë duhej që për teatrin dhe “Astirin”. Ka shitur policinë dhe na solli në shtëpi 1000 policë”, tha ajo.
The post “Rama duhej të ishte dorëhequr”/ Nënë Liza: Kur të bjerë ai brenda do pi birrë e do të ha një darkë. Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



