Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën gruaja shqiptare, mbetën të plagosur vajza dhe bashkëshorti (EMRAT)

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Greqi, ku një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën, teksa të plagosur kanë mbetur vajza dhe bashkëshorti i saj.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ionia” pranë kryqëzimit Rigani-Agriniu.

Si pasojë ka ndërruar jetë Ana Prifka, ndërsa ndodhen në spital e bija 22 vjeçarem Karolina Prifka dhe bashkëshorti, i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit, Vasil Prifka.

Sipas informacioneve paraprake të paraqitura në mediat greke, dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur për shkak të humbjes së papritur të kontrollit, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Sakaq, po vijojnë punimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme