Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë ditën e sotme, ku një autobus ka përplasur një këmbësore.
E lënduara, e identifikuar me inicialet A.Sh., 53 vjeç, është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Deri më tani nuk raportohet të jetë në gjendje të rënduar, duke bërë kështu që fatmirësisht të ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i autobusit, i identifikuar me inicialet A.J., 50 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor sakaq ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.