Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen mjetet! 3 persona të plagosur një prej tyre në gjendje kritike, bllokohet rruga

LEZHË- Një aksident i rënde është regjistruar ditën e sotme në rrugën dytësore Lezhe-Rrile ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 3 persona ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve të goditura të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti i cili solli bllokim të aksit rrugor për rreth 60 minuta./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme