Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq, ku raportohet për 7 persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pendavinj, ndërsa sipas informacioneve të para raportohet se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një makinë tjetër.
Të plagosurit janë shoferi dhe 3 pasagjerët e furgonit si dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në makinë.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.