Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Strazhë, humb jetën 21-vjeçari

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Gostivar-Strazhë. Sipas informacioneve të Policisë së Brendshme në Gostivar, aksidenti është denoncuar rreth orës 22:55 dhe ka ndodhur rreth 500 metra nga një objekt hotelier. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Golf“, njëri me targa të Gostivarit dhe tjetri me targa të Tetovës.

Në aksident ka humbur jetën 21-vjeçari Daniel Nikollovski, futbollist i ri i FK Teteks nga Tetova.

Më 11.09.2026 në orën 22:55 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra nga një objekt hotelier, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit motorik të udhëtarëve “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (34) nga fshati Çegran, në të cilin pasagjer ishte H.K. (28) nga Gostivari, dhe automjetit motorik të udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.N. (21) nga Tetova me pasagjer F.J. (21) nga Tetova. Në aksident, nga ana e mjekut të Ndihmës Mjekësore Urgjente në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e drejtuesit të mjetit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku u janë konstatuar lëndime trupore”, njoftojnë ng MPB Gostivar.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes nga SPB Gostivar.

The post Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Strazhë, humb jetën 21-vjeçari appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme