DPH paralajmëron ndryshim të motit: Nesër bien temperaturat, priten reshje shiu dhe stuhi

Nesër pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Gjatë fundjavës priten gjithashtu erëra të përforcuara dhe ulje të temperaturave, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe më të dendura, ndërsa lokalisht pritet të bien mbi 15 litra shi për metër katror. Reshjet do të shoqërohen me bubullima dhe erë të përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë.

Nga e shtuna do të fillojë edhe ulja e temperaturave gjatë ditës, ndërsa ftohja do të shoqërohet me mot më të freskët edhe në ditët në vijim.

Sipas DPH-së, pas fundjavës pritet mot relativisht i qëndrueshëm dhe më i freskët, i cili do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme.

Edhe në Shkup, gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesë të caktuara të Shkupit pritet mot i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga DPH-ja paralajmërojnë se reshjet lokalisht më të dendura dhe era e fortë mund të shkaktojnë probleme të përkohshme, veçanërisht në zonat e prekura nga moti i paqëndrueshëm./Alsat.mk.

The post DPH paralajmëron ndryshim të motit: Nesër bien temperaturat, priten reshje shiu dhe stuhi appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme