Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vërmicë ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona, raporton Gazeta Express. Mësohet se në aksident janë përfshirë dhjetë vetura përderisa dyshohet se shkaktar ishte mjegulla e dendur.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës i cili tha se për shkak të aksidentit autostrada është e qarkullueshme vetëm në një shirit.
“Sot rreth ores 7:15, në autostradë, në km e 40 nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 10 vetura dhe si pasojë janë lënduar 9 përsona. Dyshohet se shkaktarë ka qenë mjegulla shumë e dendur në atë zonë. Autostrada eshte e qarkullueshme vetëm në një shirit”, tha Krasniqi për Express.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për respektimin e shenjave të komunikacionit.
Fotografitë më poshtë janë nga vendi i ngjarjes në Vërmicë ku mbetën të lënduar nëntë persona.