E shtune, 22 Tetor 2016 – Sakte.net
Të paktën 53 persona kanë gjetur vdekjen pasi një tren doli nga shinat në Kamerun.
Ky aksident fatal la gjithashtu të paktën 300 persona të plagosur, raportoi Ministri i transportit Edgard Alain Mebe Ngo’o.
Mediat lokale raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Eseka, që është rreth 2 orë larg kryeqytetit Yaounde.
Mediat gjithashtu bëjnë me dije se Eseka nuk ka një strukturë të duhur mjekësore, kështu që të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet jashtë qytetit.
Gazetarët janë bllokuar nga turma e njerëzve të zemëruar, por imazhet e tyre janë postuar në rrjetet sociale.
Zyrtarët thonë gjithashtu se treni ka qenë i mbingarkuar me 1300 pasagjerë, ndërkohë që kapaciteti i tij ishte për 600.
Në të njëjtën kohë, shirat në këtë zonë kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës përgjatë rrugëve ç’ka kanë sjellë edhe këtë aksident fatal./tvklan.al