Aksident i trefishtë në aksin “Ura e Leklit-Përmet”, 4 të lënduar, 3 prej të cilëve fëmijë! Dy nga automjetet drejtoheshin nga turistë të huaj

Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin nacional “Ura e Leklit-Përmet”, nga ku kanë mbetur të lënduar 4 persona, teksa 3 prej të cilëve janë fëmijë.


Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të kthesës që të drejton në fshatin Kodër.

Dy nga automjetet e përfshira ishin me turistë të huaj, përkatësisht polakë dhe francezë.

Sipas verifikimeve të para nga uniformat blu, automjeti tip “Ford”, me targa polake EPI45EY, ka goditur makinën tip “Volkswagen”, me targa AA641ZH, e cila ishte marrë me qira nga familja franceze në kryeqytet.

Për shkak të përplasjes, kanë marrë me vete dhe automjetin tip “Benz”, e targa LE0010B, që drejtohej nga një banor i zonës.

Të lënduar kanë mbetur tre fëmijët dhe nëna e tyre nga familja franceze, të cilët janë dërguar menjëherë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Përsa i përket personave të tjerë të përfshirë në aksident, kanë pësuar vetëm gërvishtje të lehta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme