Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Llukar të Prishtinës.
Si pasojë e aksidentit ka edhe disa persona të lënduar.
Tash për tash nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet të jenë kushtet e vështirësuar klimatike pas rënies së borës.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi në komunikacion pasi reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin.