Aksident me vdekje në aksin “Laç-Fushë Mamurras”! U përplas me trafik ndarësen, ndërron jetë në vend shoferi 43-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Mamurras rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.


Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të aksit.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, 43 vjeçari me iniciale K.M., banues në Bushnesh, Krujë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme