EMRI/ Ishte duke ecur, qëllohet disa herë me armë zjarri dhe mbetet i plagosur një person në Shkodër! Ja si është gjendja e tij

Një person i identifikuar si Ndue Preka, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.


Sipas informacioneve të para, Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, mësohet se e ka qëlluar me pistoletë 3-4  herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë.

Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes.

Mësohet se Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij.

Sakaq, policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme