Aksident me vdekje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Bicaj-Kukës.


Policia bën me dije se një 56-vjeçar ka përplasur me automjet një këmbësor, 64-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shoferi është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor pritet të sqarojë rrethanat  e aksidentit.

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj. Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme