Bie nga lartësia te Ujëvara e Sotirës në Gramsh, ndërron jetë 53-vjeçari! Ishte shoferi i turistëve, policia jep detaje

Një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e kësaj të diele në zonën e Sotirës në Gramsh, pas një aksidenti të dyshuar gjatë lëvizjes në terren malor.


Robert Cangolli, nga qyteti i Durrësit ishte shoferi i furgonit që kishte transportuar një grup turistësh të huaj nga qyteti bregdetar drejt vendit të quajtur “Ujëvara e Sotires”.

Policia bën me dije se 53-vjeçari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje janë të pranishme forcat e policisë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet hetimore paraprake.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme