Aksident me vdekje pranë Lezhës/ Humb kontrollin e motomjetit dhe rrëzohet, ndërron jetë në vend 50-vjeçari (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.

Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

The post Aksident me vdekje pranë Lezhës/ Humb kontrollin e motomjetit dhe rrëzohet, ndërron jetë në vend 50-vjeçari (EMRI) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme