“BKH e SPAK të veprojnë me dorë të hekurt ndaj Vlora Hysenit”, Arben Kola: Na e fëlliqe emrin e qytetit! E ka kthyer SHISH në fole të UDB-së!

Ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, fjalimet nga foltorja e sheshit kanë sjellë akuza të rënda lidhur me Vlora Hysenin.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, aktivisti Arben Kola i kërkoi drejtpërdrejt Strukturës me Posaçme (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH) që të veprojnë me dorë të hekurt ndaj Vlora Hysenit.

“Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë me dorë të hekurt për të arrestuar sa më parë kryespiunen, shërbëtoren e Vuçiçit dhe Ramës, Vlora Hysenin! Nuk ka javë ose muaj që të kalojnë pa u thirrur në pyetje një ish-zyrtar apo zyrtar,” deklaroi Kola.

Më tej, aktivisti mbajti një qëndrim prerës ndaj retorikës së dhunshme të përdorur ndër vite si nga pozita ashtu edhe nga opozita, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë dhe vendosja e drejtësisë nuk arrihen përmes kaosit apo anarkisë.

“Si pozita dhe opozita kanë shpërndarë narrativë dhune! Çfarë u arrit me dhunë në vitet që kanë kaluar? A është vendosur drejtësi për viktimat e 21 Janarit? Ku na çon dhuna? Në anarki! Prandaj vetëm përmes bashkimit të çdo shqiptari do bëjmë të mundur rrëzimin dhe arrestimin e çdo politikani që ka vjedhur Shqipërinë,” u shpreh ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kola u ndal edhe te zhvillimet e fundit me thirrjen në SPAK të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe lëshoi akuza të ashpra mbi të kaluarën e kreut të SHISH-it.

“Thirrja e Ilir Prodës sot, argatit të Ergys Agasit, është marre, është shumë marre! Vlora Hyseni e kupton këtë fjalë. Ajo u përzgjodh e u dëbua nga detyra në Kosovë sepse i shërbente Vuçiçit, na e fëlliqi emrin e Vlorës! Vlora Hyseni e ka kthyer shërbimin sekret shqiptar në fole të UDB-së!” përfundoi Arben Kola nga sheshi përballë Kryeministrisë.

The post “BKH e SPAK të veprojnë me dorë të hekurt ndaj Vlora Hysenit”, Arben Kola: Na e fëlliqe emrin e qytetit! E ka kthyer SHISH në fole të UDB-së! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme