Aksident në aksin Durrës-Kavajë, plagosen dy shoferët! Shkak i përplasjes u bë parakalimi i gabuar i “Benz-it” (VIDEO)

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Durrës-Kavajë, ku raportohet për të plagosur. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km nga Shkëmbi i Kavajës.


Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip ‘Benz’, i cili është përplasur me një ‘Ford’ dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme