Aksident në aksin Lezhë- Shkodër/ Makina përplas biçikletën, plagoset rëndë një person

Një aksident është shënuar në superstradën Lezhë- Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”.


Korrespodenti i Panorama.al bën me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonte një person.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme