Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 28-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat mbrojtëse

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë-Berat.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga një 28-vjeçare është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në njërën anë, në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat e para, dyshohet se 28-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke sjellë përplasjen me barrierat mbrojtëse.

The post Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 28-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat mbrojtëse appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme