Aksident në aksin Lushnjë-Çermë, makina fluturon 20 metra dhe bie në oborrin e një shtëpie! Çifti i shpëton mrekullisht aksidentit

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk.


Automjeti tip fuoristradë, me targa AA 961LJ, ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës pas një fluturimi në ajër.

aksidenti

Dy bashkëshortë qe udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pavarësisht shkallës së rëndë të aksidentit me fluturimin e mjetit në ajër, ata mbijetuan për mrekulli.

aksidenti lusbnje 4

Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

aksidenti lushnje2

Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese, ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person.

aksidenti lusnje 3

Dy të lënduarit bashkëshortë, janë jashtë rrezikut për jetën, në Spitalin e Lushnjës dhe hetimet për shkaqet dhe dinamikën po vijojnë, deri në pritjen e ekspertizës autoteknike.

aksidenti lushnje1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme