Një aksident i rëndë me pasojë dy të lënduar ka ndodhur në aksin rrugor, Fier- Seman.
Një automjet është goditur nga një automjet tjetër nga pas. Si pasojë e goditjes, është lënduar njëri prej shoferëve dhe një pasagjere.
Pasagjerja ka marrë mjekim dhe më pas është larguar nga ambientet e spitalit, ndërsa shoferi është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.