Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune (3 shkurt) ku janë përplasur dy mjete në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”.
Mësohet se për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i një prej mjeteve, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se Benzit ia ka prerë rrugën BMW.
Njoftimi:
Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



