Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën Prizren-Prishtinë, në kilometrin e 48-të.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Për info tjera shtesë ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.