Aksident në Durrës, makina përplas 21-vjeçaren, e reja dërgohet në spital

Një aksident është shënuar në qytetin e Durrësit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se mjeti me drejtues, E. P., 22 vjeç ka përplasur 21-vjeçaren K. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, e për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021., rreth orēs 16:00, në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore K. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme