Aksident në Itali, vdes një shqiptar

Policia italiane bën me dije se një shqiptar ka humbur jetën në rrugën pas një aksidenti në rrugët e Lucca-s në Itali.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur natën mes së shtunës dhe së dielës në autostradën që lidh Lucca-n dhe Viareggio-n dhe si rezultat i përplasjes së dy makinave ka mbetur i vdekur një 50-vjeçar shqiptar, që drejtonte një “Smart”.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi është përplasur me automjetin tjetër ka përfunduar kundër barrierave të rrugës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës për t’i ardhur në ndihmë 50-vjeçarit por ai kishte humbur jetën.

Në “Smart” ishte edhe një grua, e cila është plagosur lehtë, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër mbetën të padëmtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme