Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 dhjetor) në Qafë-Thanë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe mjegull.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti si dhe për menaxhimin e trafikut.