Një grua ka vdekur mëngjesin e sotëm nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në dalje të fshatit Partesh.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se policia është aktualisht në vendin e ngjarjes duke hetuar edhe arsyen e ardhjes deri ky aksident me fatalitet.
“Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku fatkeqësisht vdiq një grua. Policia është në vendngjarje dhe shumë shpejtë do të japim edhe një raport policor”, tha ai.