Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 13:00 përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Resnjë me ndihmën e paragliderëve kanë gjetur veturën “Volkswagen Golf” me targa të Resnjës, ndërsa në afërsi të saj janë gjetur dy persona të vdekur.
Mjeku i Urgjencës ka konstatuar se personat janë M.H (59) dhe M.H (56), për të cilët djali i tyre ka raportuar se më datë 16.06.2024 janë larguar nga shtëpia me automjet.
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për autopsi.