Aksident në Tetovë, lëndohen dy fëmijë

SPB në Tetovë njofton se mbrëmë në dy aksidente komunikacioni në Tetovë, janë lënduar dy këmbësorë minorenë.

Sipas të dhënave të SPB-së në Tetovë aksidenti i parë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, ku një makina e tipit “Golf” e drejtuar nga I.S (29) ka goditur një foshnjë dyvjeçare.

E njejta makinë e cila e ka goditur e ka marrë foshnjën dhe e ka dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i është dhënë ndihma e parë dhe e kanë liruar për kurim shtëpiak.

Aksidenti i dytë është regjistruar në mëngjes në orën 7:20 në rrugën “151” në Tetovë. Makina “Renault Megan” e drejtuar nga R.B (67) e ka goditur një vajzë 13 vjeçare nga Tetova, e cila ka kaluar me lëndime të lehta dhe është ndaluar në Spitalin Klinik në Tetovë për kurim të mëtejshëm.

Për shkak të numrit të shtuar të aksidenteve në komunikacion në rajonin e Pollogut në periudhën e fundit, sot në Tetovë dhe Gostivar policia inspektoi sjelljet e vozitësve në këtë rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme